»NE KUJDESEMI
PËR LARJEN E ENËVE!
«

Ne jemi Winterhalter, specialistë për larjen e enëve. Biznes familjar në gjeneratën e tretë. Ne qëndrojmë për zgjidhje profesionale në fushën e larjes industriale të enëve. Për cilësi dhe besueshmëri. Klientët tanë në gjithë botën na vlerësojnë si partner të besueshëm. Çfarë mund të bëjmë për ju?

Mirë se vini te Winterhalter, eksperti për larjen e enëve

LARJE E PASTËR. ME SISTEM.

Standard i lartë. Kjo është ajo që lidh Winterhalter me klientët e saj. Interesi ynë nuk është t'ju shesim një larëse-enësh. Klientët tanë vijnë tek ne, sepse ata kërkojnë një zgjidhje profesionale: përshtatur nevojave të tyre të përdorimit. Të besueshme dhe ekonomike. Këtë nuk mund ta ofrojë një produkt i vetëm. Por vetëm një sistem i tërë i përbërë nga makina larëse, trajtimi i ujit, detergjentë kimik dhe pajisjet e përshtatshme. Në kombinim me këshillat eksperte, planifikim të qartë dhe shërbim të mirë.

Edhe ju mendoni pikërisht kështu?
Mirë se vini pranë Winterhalter Abania!

Winterhalter Albania u themelua për të përmbushur në mënyrë optimale kërkesat e veçanta të tregut shqiptar dhe për të qenë sa më pranë klientëve tanë. Me ekspertët tanë të makinave larëse, shërbimin ndaj klientit dhe me një rrjet partnerësh, ne ju mbështesim në çdo çështje, e cila ka të bëjë me »larjen industriale«. Ne ju tregojmë avantazhet që ju ofron zgjidhja profesionale e Winterhalter.


KONSULTË


Ju keni pyetje rreth produkteve tona, mbi mundësitë e financimit apo rreth temës së higjienës? Ju keni nevojë për mbështetje në planifikimin e kthinës së larjes apo në organizimin e proceseve tuaja të larjes? Ekspertët tanë të larjes janë në dispozicionin tuaj me fjalë e me vepra.

Formulari i kontaktit

SISTEMI I STRATEGJISË SË LARJES.

Makinat enëlarëse, të cilat përmbushin standardet më të larta të cilësisë – të prodhuara në Gjermani dhe në Zvicër. Detergjentët kimik të zhvilluar në laboratorët tanë për përdorime të posaçme. Pajisje të ndryshme për trajtimin e ujit. Aksesorë të përshtatshëm për një rrjedhë pune optimale. Ky i tëri është Winterhalter. Sepse si specialist të larjes, ne kemi standardin tonë: Çdo komponent i përfshirë në procesin e larjes duhet të jep rezultatin maksimal. Të gjithë komponentët duhet të jenë të koordinuar në mënyrë të tillë me njëri-tjetrin, që të shpalosin efektin e tyre maksimal gjatë ndërveprimit. Mirë vini në sistemin e përgjithshëm të Winterhalter!

LARËSE-ENËSH

Për një pastërti dhe higjienë të nivelit më të lartë: Larëse-enësh nën tavolinë, larëse enësh me kalim, larëse-enësh për pajisjet dhe larëse enësh me transportier për përdorime dhe fusha nga më të ndryshmet. Me një cilësi tepër të lartë dhe absolutisht të sigurta.

Winterhalter warewashers for the professional kitchen

TRAJTIMI I UJIT

Për rezultate larjeje të shkëlqyera dhe mbrojtje efektive të makinerisë: trajtimi i duhur i ujit. I integruar në makinë ose si pajisje e jashtme.

DETERGJENTËT KIMIK

Për rezultate të shkëlqyera në larje: Detergjent dhe shpëlarës për përdorime nga më të ndryshmet. Me efikasitet të lartë dhe ekonomik në përdorim.

SHPORTAT

Për rezultate perfekte dhe tharje optimale: shportat e përshtatshme për larje. Të përshtatura posaçërisht për enë të ndryshme.

 Ne nuk u shesim klientëve tanë një larëse-enësh çfarëdo me veçori teknike. Por përkundrazi, një sistem për enë të pastra xixë dhe gota që shkelqejnë.

Ralph Winterhalter, CEO Winterhalter Gruppe


Specialisti juaj në larjen e enëve

Winterhalter Germany Building

Winterhalter Gastronom d. o. o.

Pod jelšami 9
1290 Grosuplje
Slovenia

Tel.: +386 17863 445
Fax.: +386 17863 444
[email protected]
www.winterhalter.si